Van Gaal nuk nxitohet me Van Persien

PUBLIKUAR

1

Bosi i Manchester United, Louis Van Gaal, nuk dëshiron që të nxitojë rikthimin e Robin Van Persiet.

Pas humbjes në javën e parë, Van Gaal është vënë nën presion që të kthejë më shpejtë në terren Van Persien, por Van Gaal është shumë i vendosur për lojtarin që luajti në Botëror.

“Shumë po më pyesin për Van persien. Mendoj se lojtarët duhet që të përshtaten”.

“Unë nuk kam mundur të shfrytëzoj Fellainin ose Januzajn nga minuta e parë për shkak të Botërorit. Van Persie ka ardhur vonë po ashtu nga Botërori”.

“Ne kemi stërvitur me Van Persien tash e tri javë. Ai është shumë pranë rikthimit, por nuk dua të nxitohem”, u shpreh Van Gaal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...