Van Gaal lëshon lëvdata për Rooneyn

PUBLIKUAR

7D2A87F85CEB4A9D8013310E7360BEDB_QJVL

 

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, është i ngazëllyer ma paraqitjen e Wayne Rooneyt në fitoren 3-1 ndaj Liverpoolit në finalen e Champions Cup.

Pas një pjese të parë të qetë në stadiumin Sun Life në Miami, Rooney shënoi rikthimin e United me një gol të bukur, të pestin e turneut, që i dha atij titullin e lojtarit më të mirë të turneut.

“Ai gjithmonë është fitues. Mendoj se ai meritoi ta fitojë çmimin pasi ai bëri shumë asistime dhe shënoi gola. Por ne po ashtu u mbrojtëm mirë – ka shumë mbrojtës të cilët po ashtu mund të ishin zgjedhur lojtari më i mirë i garës”.

“Për Rooney, goli ishte shumë i rëndësishëm. Ishte një gol i mahnitshëm. Ju e shihni sulmin dhe çfarë ai bëri për të çuar topin nën këmbët e portierit dhe po ashtu harkimi nga këndi. Ishte po ashtu një harkim i shkëlqyeshëm nga Chicharito”, ka thënë van Gaal. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...