Van Gaal: Kur gjërat shkojnë keq në Barcelonë, ata i fajësojnë të huajt

PUBLIKUAR

Louis van Gaal ka thënë se të huajt bëhen dash kurbani në Barcelonë kur gjërat shkojnë keq, derisa i doli në mbrojtje bashkatdhetarit të vet, Ronald Koeman.

Trajneri i Holandës Van Gaal e ka mbrojtur trajnerin e Barcelonës, Ronald Koeman, i cili po kritikohet për rezultatet dhe formën e dobët të katalonasve në një kohë krize në klub, raporton Gazeta Express.

Van Gaal e di shumë mirë se si është të kritikohesh në Camp Nou dhe sipas tij Barcelona i fajëson të huajt kur gjërat shkojnë keq në ekip.

“Po përsëritet historia. Këto janë gjëra tipike që ndodhin në Barcelonë”, tha Van Gaal kur u pyet për kritikat që po iu bëhen Koemanit.

“Kur gjërat shkojnë mirë dhe ju jepni kontribut të rëndësishëm, siç ka bërë Frenkie de Jong në dy vitet e kaluara, atëherë nuk ka vend për brengosje”, theksoi ai.

“Por kur gjërat shkojnë keq, njerëzit në Barcelonë gjithmonë e drejtojnë gishtin kah të huajt. Në këtë rast, kah trajneri. Atë e këshilloj të mos i kushtoj vëmendje aspak kritikave”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...