Van Gaal: Kënaqësi ta shikosh Di Marian

PUBLIKUAR

3

Menaxheri i Manchester United, Louis van Gaal, thotë se nënshkrimi i ri i klubit, Angel Di Maria, është kënaqësi të shikohet duke luajtur.

Argjentinasi sonte kompletoi transferimin e tij te Manchester United nga Real Madridi për 75 milionë euro, që është një rekord britanik i transferimeve. Dhe, van Gaal është i bindur në aftësitë e mesfushorit.

“Angel është mesfushor i klasit botëror… nuk ka dyshime për talentin e tij natyral të pafund. Ai është tmerrësisht i shpejtë dhe një lojtar që shpon me këmbën e majtë, që ndjell frikë në mbrojtjen më të kompletuar”.

“Aftësitë e tij dribluese dhe aftësitë për të mposhtur kundërshtarët janë kënaqësi t’i shikosh. Ai është një shtesë e shkëlqyeshme për skuadrën”, ka deklaruar holandezi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...