Van Gaal: Jones është gati

PUBLIKUAR

Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal, e ka konfirmuar se Phil Jones është plotësisht i gatshëm dhe do të jenë në ndeshje kundër Evertonit.

Jones kishte munguar në të gjitha ndeshjet me United, ndërsa ishte kthyer ndaj Sunderland, pas lëndimit që kishte pësuar para fillimit të kampionatin, para ndeshje me Tottenham Hotspur.

Megjithatë 23 vjeçari ka luajtur në Capital One Cup kundër Ipswich Town muajin e shkuar para se të kthehet të luaj edhe disa minuta kundër Sunderland.

Van Gall u pyet se nëse Jones ishte gati për të filluar nëse është nevoja dhe ai u përgjigj pozitivisht.

“Po , sigurisht , sepse ai ka luajtur tashmë për mua dy herë për 15 ose 20 minuta. Pastaj ai ka luajtur me ekipin e Anglisë. Kur unë dua ta zgjedh atë, unë mund ta zgjedh atë për formacion”, ka thënë Van Gaal.

Manchester United është në venin e dytë në Ligën Premier dhe luan kundër Evetonit në fundjavë./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...