Van Gaal: Januzaj s’krahasohet me Di Marian

PUBLIKUAR

22

Louis Van Gaal me ҫdo kusht dëshiron të shtojë mesfushorë krahu në skuadër, pasi Adnan Januzaj nuk ia mbush syrin.
Trajneri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, nuk është i kënaqur me cilësitë që ka skuadra në krahë.

Holandezi theksoi se atij po i duhet ta ndryshojë stilin e lojës shkaku i një fakti të tillë.

Ai theksoi se skuadrës i duhet një lojtar si Angel Di Maria, duke konfirmuar interesimin për të.

“Ju nuk mund t’i krahasoni lojtarët të cilët kanë luajtur nën Moyesin me të njëjtët lojtarë që luajnë me Louis Van Gaal. Ҫdo trajner e ka një stilt ë ndryshëm të lojës”, u shpreh Van Gaal.

“Ne tani kemi pesë lojtarë në pozitën 9 dhe katër në 10. Ne nuk kemi krahë të nivelit më të lartë, si Ronaldo ose Di Maria”, shtoi tutje holandezi.

 

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...