Van Gaal: Jam i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin

PUBLIKUAR

Manchester United barazoi sot në shtëpi pa gola kundër Newcastle, por trajneri holandez Louis Van Gaal, u shpreh i kënaqur me atë çka ekipi i tij arriti të tregojë në fushë, por jo edhe me rezultatin.

Pas ndeshjes Van Gaal shkurtimisht analizon atë që ekipi i tij arriti të tregojë në Old Trafford, kundër Newcastle, transmeton Telegrafi.

“Në aspektin e lojës, mund të them se kjo ishte një ndër ndeshjet më të mira që kemi luajtur kohëve të fundit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar”.

“Ne krijuam raste, por nuk kishim fat për t’i konkretizuar ato. Unë jam i kënaqur me lojën, me punën e lojtarëve, por sigurisht jo edhe me rezultatin’, tha trajneri ‘Djajve të Kuq’, pas ndeshjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...