Van Dijk zbulon përse i refuzoi Chelsean dhe Man Cityn për Liverpoolin

PUBLIKUAR

Virgil van Dijk ka zbuluar se Jurgen Klopp ka qenë arsyeja kryesore dhe e vetme përse ai vendosi t’i bashkohet Liverpoolit dhe jo Chelseat apo Manchester Cityt.

Qendërmbrojtësi holandez e la Southamptonin për Liverpoolin në janar të vitit 2018 për një shumë të lartë prej 83 milionë euro, e cila ishte rekorde për një mbrojtës në atë kohë, transmeton Gazeta Express.

Por ka pasur edhe të tjerë të interesuar për shërbimet e Van Dijk, veçanërisht City dhe Chelsea, por 28-vjeçari e kishte mendjen veç tek të kuqtë për shkak të Kloppit, i cili e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të parë në Premierligë këtë sezon.

“Kisha mundësi të shkoja në Chelsea dhe Man City”, tha Van Dijk.

“Kur i krahason klubet, ua shikon historinë, qytetin, skuadrën e tanishme, planet për të ardhmen, por gjëja më e rëndësishme të cilën e shikon është trajneri – dhe Jurgen Klopp është arsye e rëndësishme përse unë e zgjodha Liverpoolin”, zbuloi ai.

“Klopp ka diçka të veçantë.  A është energjia e tij? A është imazhi i tij i përgjithshëm? Nganjëherë ulem dhe mendoj për gjërat që i bën ai dhe çfarë ka ai më shumë se të tjerët. Mendoj se është mënyra sesi merret me lojtarët. Sot kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në futboll”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...