Van Dijk: Ka ardhur koha që një mbrojtës ta fitojë Topin e Artë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Virgil Van Dijk ka thënë se ka ardhur kohë që një mbrojtës ta fitojë Topin e Artë, në një kohë kur spekulohet se ai është favoriti kryesor për ta fituar atë para Lionel Messit këtë vit.

Mbrojtësi i Liverpoolit e fitoi çmimin Lojtari i Vitit në Premierligë pasi me paraqitjet e tij në zemrën e mbrojtjes i frymëzoi të kuqtë që ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe ta përfundojnë sezonin në vendin e dytë në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Holandës tha se e preferon triumfin e klubit të tij në Ligën e Kampionëve para nderimeve personale, por e pranoi se është i lumtur që po konsiderohet edhe për çmime individuale.

“Fitimi i çmimit lojtar i vitit në Premierligë është nder i madh. Është nderi më i madh që mund ta përjetosh sepse ky çmim votohet nga lojtarët”, tha Van Dijk.

“E kam thënë edhe më parë, do ta shkëmbeja atë me Ligën e Kampionëve. Për fat të mirë, nuk më është dashur ta bëj. Është nder për mua që njerëzit po flasin për Topin e Artë, por çfarë mund të bëj unë? Nuk kam kurrfarë ndikimi”, shtoi ai.

“E kuptoj fatin që natyrisht sulmuesit ose 10-shat i fitojnë këto çmime sepse janë më atraktivë për t’i parë. Por, mbase ka ardhur koha ta ndryshojmë këtë”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...