Van de Beek: Real Madridi është fantastik, por mund të qëndroj në Ajax

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Ylli i Ajaxit, Donny van de Beek, thotë se ai mund të qëndrojë te klubi holandez, përkundër interesimit nga Real Madridi “fantastik” për ta transferuar atë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

22-vjeçari veçse e ka konfirmuar se Real Madridi është në bisedime me Ajaxin për një transferim të mundshëm, pasi që transferimi i mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogbas, dështoi, transmeton Gazeta Express.

Van de Beek, i cili shkëlqeu në ecurinë e Ajaxit deri në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, thotë se asgjë nuk është e caktuar për të ardhmen e tij dhe nuk e përjashtoi as mundësinë e qëndrimit në Amsterdam.

“Ata janë klub fantastik, por edhe Ajaxi është kështu gjithashtu”, ka thënë ai për Ziggo Sport, kur u pyet për Real Madridin.

“Nuk kam asgjë për t’u ankuar në këtë aspekt. Ka shumë mundësi që unë të vazhdoj të luaj këtu, por asgjë nuk është e sigurt ende”.

Kur u pyet sërish nga gazetarët se a do të ishte më mirë për klubin që e ardhmja e tij të ishte më e qartë, ai tha: “Edhe unë shpresoj ashtu sepse jam pak i lodhur nga të gjitha pyetjet për këtë transferim”.

Van de Beek ishte i përfshirë në ndeshjen e së martës të Ajaxit, të cilën kampioni holandez e fitoi me rezultat 3;2 kundër PAOK-ut për ta siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 5:4 në rundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...