Valverde zbulon gjendjen e Messit, ai mund të mungojë kundër Getafes

PUBLIKUAR

Ndeshja e parë e Lionel Messit si titullar këtë sezon për Barcelonën zgjati vetëm 45 minuta pasi që argjentinasi u detyrua ta lë fushën e ndeshjes kundër Villarreallit menjëherë pas pjesës së parë, shkaku i një lëndimi.

Lionel Messi mund të mungojë në përballjen e kësaj fundjavë, pasi që pësoi lëndim në ijë gjatë 45 minutave lojë në fitoren e mbrëmshme të Barcelonës kundër Villarrealit, në kuadër të La Ligës, transmeton Gazeta Express.

Messi u zëvendësua nga Ousmane Dembele pas pjesës së parë në Camp Nou, pasi që u ankua për një problem në ijën e majtë. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, tha pas ndeshjes: “Kishte pak parehati në muskulin e aduktorit, kështu që nuk deshëm ta rrezikojmë”.

FC Barcelona

✔@FCBarcelona

Valverde on Leo : “It’s some discomfort in the abductor and so we didn’t want to risk it.”

View image on Twitter
380 people are talking about this

Pasi që i ka humbur javët e para të kampanjës së Barcelonës në këtë sezon të ri për shkak të një lëndimi tjetër, që e kishte pësuar gjatë parasezonit, argjentinasi u detyrua të pres deri në ndeshjen e së martës së kaluar, kundër Dortmundit, për ta bërë paraqitjen e parë këtë sezon.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili të hënën u shpërblye me çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit 2019 në botë, gjithashtu luajti në pjesën e dytë të ndeshjes të së shtunës kundër Getafes, në kuadër të La Ligës.

Ai mund të mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Getafes, siç raportojnë mediumet katalonase. TV3 sugjeron se Barcelona do ta lë të pushojë Messin për atë ndeshje në mënyrë që të mos e rrezikojë futbollistin.

Barcelona arriti t’u kthehet fitoreve në ndeshjen e mbrëmshme, duke siguruar rezultat 2;1 kundër Villarrealit, falë golave të shënuar nga Antoine Griezmann dhe Arthur Melo e përkundër golit të Santi Cazorla. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...