Valverde tregon se kush është fajtori për eliminimin e Barcelonës

PUBLIKUAR

Ernesto Valverde e ka pranuar se është plotësisht faji i tij që Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, përkundër para një jave e kishte fituar ndeshjen e parë çerekfinale me rezultat 4-1.

Roma kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve falë golit të shënuar si mysafir, pasi mbrëmë fitoi 3-0 në shtëpi, raporton Gazeta Express.

“Nuk kishim asnjë përgjigje, çdo gjë shkoi në favor të tyre dhe ne vuajtëm ta zhvillonim lojën tonë”, e ka pranuar Valverde.

“Unë jam përgjegjës për këtë absolutisht, unë jam koka e ekipit dhe përgjegjësia ishte e imja”, shtoi ai.

“Ata na detyronin të luanim me topa të gjatë duke na bërë presion. Roma ishte skuadër shumë e fortë, fizikisht patëm shumë probleme”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...