Valverde: “Reali do të humbasë një ditë”

PUBLIKUAR

Valverde mendon se Reali nuk është skuadër e pamposhtshme.

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 5:1 për ta fituar Superkupën e Spanjës. “Los Blancos” fituan 3:1 në “Camp Nou” dhe 2:0 në “Santiago Bernabeu”.

Pavarësisht formës fantastike të rivalit, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, nuk mendon se ata janë ta pamposhtshëm.

“Humbën një titull. Ata e nisën mirë ndeshjen dhe duhet të pranojmë se ishin më të mirë në sfidën e dytë. Duhet të rikuperojmë sa më parë energjitë pasi që La Liga po fillon dhe ta lëmë pas këtë humbje që është e hidhur, natyrisht”, tha Valverde.

“A janë ata të pamposhtshëm? Kjo i takon tashmë të kaluarës. Nuk ka ekipe të pathyeshme. Nuk ka siguri në këtë sport dhe një ditë të gjithë do të humbasin. Ndodh me ne, do t’i ndodhë edhe Madridit si dhe të tjerave”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...