Valverde: Nuk e di si do ta menaxhojë Reali krizën

PUBLIKUAR

Valverde beson se Real Madridi është në krizë.

Pas pesë xhirove në La Liga, Real Madridi është shtatë pikë prapa Barcelonës dhe sipas të gjithëve edhe zyrtarisht “Los Blancos” janë në krizë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, mendon të njëjtën gjë për ekipin e Zinedine Zidane, teksa befasoi të gjithë duke thënë se rivalët e tyre tani janë Sevilla e Atletico.

“Reali është shtatë pikë prapa, por unë jam duke shikuar Sevilan dhe Atleticon”, tha Valverde.

“Reali në krizë? Nuk e di se si do ta menaxhojnë ata krizën. Ne ishim në situatë të ngjashme muaj më parë. Ka edhe shumë muaj garë dhe unë kujdesem vetëm për ekipin tim”, u shpreh Valverde. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...