Valverde: Las Palmas e barazoi rezultatin me një penallti të padukshme

PUBLIKUAR

Udhëtimi i të enjtes mbrëma në Ishujt Canary nuk shkoi sipas planit për Barcelonën e Ernesto Valverdes, e cila u ndal nga Las Palmas.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ishte i zemëruar me penalltinë që gjyqtari Mateu Lahoz e akordoi për vendasit, të cilën e konvertoi në gol Jonathan Calleri, duke e barazuar rezultatin në 1-1, transmeton Express.

“Penalltia na lëndoi, sepse pamë se e barazuan rezultatin përmes një penalltie të padukshme”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Pas pushimit mes pjesëve ata luajtën shumë më fuqishëm, gjë që na brengosi”, shtoi ai.

Valverde ishte i zemëruar me më shumë se një vendim të Lahoz, i cili nuk e përjashtoi nga loja Leandro Chichizola për prekje të qartë të topit me dorë jashtë zonës së tij. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...