Valverde e barazon rekordin e Pep Guardiolas

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka barazuar sot rekordin e vendosur vite më parë nga Pep Guardiola në klubin katalan.

Pas fitores ndaj Eibarit në La Liga të shtunën në mesditë, skuadra e Valverdes e ka zgjatur në 31 ndeshje ecurinë pa humbje në ligë, gjë të cilën e kishte arritur edhe Guardiola me Barçën e 2011-s, transmeton Express.

Fitorja ndaj Eibarit e vë Barcelonën 10 pikë para ndjekësit të parë në tabelë, Atletico Madridit, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Hera e vetme kur Barcelona nuk kishte humbur asnjëherë në 31 xhiro radhazi në La Liga ishte viti 2011, kur Pep Guardiola ishte në krye të gjigantit spanjoll.

Në javën e 25-të, Barcelona do të kërkojë ta thyejë këtë rekord në një ndeshje kundër Gironas. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...