Valverde: Dembele ishte njëri nga yjet ndaj Villarrealit

PUBLIKUAR

Ernesto Valverde dha vetëm fjalë të mira për Ousmane Dembelen pas paraqitjes së tij në fitoren 2-0 ndaj Villarrelit të dielën në “Camp Nou”.

Barcelona e mori vendin e parë me këtë fitore pasi Sevilla barazoi mbrëmë ndaj Deportivo Alavesit, transmeton Gazeta Express.

“Ai ishte njëri ndër lojtarët më të mirë”, ka thënë Valverde për Dembelen.

“Ai bëri gjëra shumë të mira dhe ne presim ndeshje më të mira nga ai”.

Dembele në javët e kaluara ka qenë i kritikuar për sjelljet e tij jo profesionale në klub, duke u vonuar në stërvitjet e skuadrës, mirëpo mbrëmë ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në ndeshje dhe iu shkaktoi mjaft probleme mbrojtjes së Villarrealit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...