Valon Murati thotë se pala serbe shkaktoi tollovi në kufi, tash po përmirësohet qarkullimi

PUBLIKUAR

Edhe sivjet gjatë hyrjes në Kosovë, bashkatdhetarët, sidomos ata që vijnë në atdhe përmes pikës kufitare në Merdare, po u bie të presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin në mes të Serisë dhe Kosovës- ka shkruar në Facebook ministri i Diasporës, Valon Murati.

“Duke qenë se një pjesë e problemeve lindin për shkak të infrastrukturës së dobët, e cila pritet të rregullohet në të ardhmen e afërt përmes ndërtimit të terminalit të ri kufitar në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, pjesa tjetër e vonesave rrjedh edhe për shkak të raporteve të Kosovës me Serbinë. Këtë vit, e sidomos sot, pala serbe, ka punuar me kapacitete të vogla, duke injoruar faktin e pritjeve të gjata në hyrje të Kosovës. Gjatë tërë ditës kam qenë në kontakt me Komandantin e Policisë Kufitare Shaban Guda, Ministrin e Punëve të Jashtme z.Hoxhaj, Ministren për Dialog znj.Tahiri si dhe shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd z.Sadiku. Pas shumë presioneve dhe kontakteve edhe me zyrtarët e Brukselit e edhe ata të Beogradit, sipas informatave të fundit pala serbe ka filluar të punojë me ritëm më të shpejt dhe me procedura më të thjeshtëzuara.

Por kjo normalisht nuk është e mjaftueshme për të eliminuar tërësisht presionin e pritjeve në pikën kufitare të Merdares. Për të mos pritur kaq gjatë në këtë pikë kufitare, bashkatdhetarëve edhe njëherë u kisha rekomanduar që duke kontrolluar gjendjen në pikat kufitare të publikuara çdo dy orë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit në http://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WF6WxVMrLIV, të vendosin të shkojnë në pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë më të shkurtra qoftë në Mutivodë, tek Dheu i Bardhë, Muçibabë, por edhe në pikat veriore në Bërnjak dhe Jarinjë.

Gjithashtu nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, u njoftova se ka pritje të gjata edhe në kufirin në mes të Kroacisë dhe Serbisë. I rekomandoj bashkatdhetarët që të frekuentojnë edhe pikën kufitare Shid-Tovarnik (dalja nga autostrada në Kroaci në Osijek), në të cilën pritjet janë shumë të më vogla.

Për fund më duhet të shprehi keqardhjen e thellë, që bashkatdhetarët pas pritjeve të gjata, kur të hyjnë në Kosovë, detyrohen të presin edhe për të paguar sigurimet kufitare, përkundër faktit që Byroja Kosovare e Sigurimeve, i pat premtuar institucioneve më të larta të vendit në qershor të këtij viti, se do të fillojë të aplikojë sistemin online të pagesave”- është shprehur ministri në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...