Valon Behrami: Do t’jua dëshmoj se ende nuk marrë fund

PUBLIKUAR

Valon Behrami ka thënë se u rikthye në Serie A, duke iu bashkua Genoas, për të dëshmuar se nuk kishte mbaruar si lojtar.

Mesfushori 35-vjeçar nga Mitrovica ishte lojtar i lirë pasi u largua nga Sioni dhe u rikthye në Serie A duke iu bashkuar Genoas në janar, raporton Gazeta Express.

Ish-përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës thotë se Genoa ia dha një mundësi të madhe për ta dëshmuar veten në këtë moshë.

“Kthimi në Genoa ishte mundësi shumë e madhe pas gjashtë muajve të vështirë për mua. Sinqerisht, kam dashur të dëshmoj se nuk kam marrë fund si lojtar”, tha Behrami për Genoa Channel.

Behrami i luajti vetëm shtatë ndeshje pasi iu bashkua klubit, për shkak se futbolli u pezullua si pasojë e pandemisë koronavirus.

“Koha e karantinës ka qenë fantastike për mua sepse e kam rizbuluar dashurinë për kopshtin dhe e kam rilyer dhomën”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...