Vallejo do të mungojë së paku dy javë.
Mbrojtësi i ri i Real Madridit, Jesus Vallejo, do të mungojë së paku dy javë, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.
Lojtari ka pësuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë dhe nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.
“Pas testeve të kryera në Sanitas La Moraleja University Hospita, Jesus Vallejo është diagnostikuar një zgjatje muskulore në këmbën e majtë”, shkruhej në njoftimin e klubit.
Raportohet se ky lëndim do ta lë jashtë fushave së paku 14 ditë dhe do të humbasë edhe fillimin e sezonit në La Liga. /Gazeta Express/


