Shtohen vështirësitë për Interin për blerjen e kartonit të Joao Cancelos.
Sipas Gazzetta Dello Sport, Valencia këmbëngul në klauzolën që parashikon blerjen e futbollistit nga zikaltrit për 35 milionë euro brenda 30 majit.
Klubi spanjoll nuk ka ndërmend të pranojë një shifër më të vogël dhe ka hedhur poshtë propozimin e italianëve për zgjatjen edhe një vit të huazimit.
Drejtuesit e Interit janë para kushtit për të bërë një sforcim ekonomik ose futbollisti portugez do të kthehet në Valencia, e cila nuk do ta kishte të vështirë për ta shitur, pasi Real Madridit dhe disa klube angleze janë gati të shpenzojnë deri 50 milionë euro për Cancelon. /Gazeta Express/


