Valdete Daka: KQZ është gati për zgjedhje, kurdo që i shpall presidenti

PUBLIKUAR

Shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se institucioni që ajo drejton është gati për procesin zgjedhor në Komunën e Drenasit, në momentin që vendos t’i shpall presidenti i Republikës.
 

Daka ka thënë për Lajmi.net se në momentin që presidenti shpall zgjedhjet KQZ-ja i ka të gjitha kapacitetet që ta kryej procesin zgjedhor.

“KQZ është gati në të gjitha aspektet në momentin që presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhje për cilëndo komunë”, ka thënë Daka për Lajmi.net.

Ndryshe shpejt pritet të jap dorëheqje kryetari i tanishëm i Drenasit, Nexhat Demaku, për shkak se edhe shkalla e dytë e Gjykatës së Apelit ia kë vërtetuar dënimin e shkallës së parë.

Dorëheqja e tij po bëhet një ditë pasi që Gjykata e Apelit i vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore për dhjetë të akuzuarit e rastit “Drenica2”./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...