Valdes ia kthen Van Gaalit: S’ke fije respekti (Foto)

PUBLIKUAR

Portieri i Manchester United, Victor Valdes, i është kundërpërgjigjur menaxherit Louis Van Gaal pas akuzave të këtij të fundit se lojtari nuk po e respekton filozofinë e tij dhe të klubit.

Van Gaal e ka akuzuar Valdesin se nuk ka dashur që të punoëj dhe të dëgjojë kërkesat e klubit që ai të luajë për ekipin e dytë të Unitedit.

Dhe për këtë, Van Gaal ka kërkuar që lojtari të largohet sa më parë nga klubi.

Si do që të jetë, është Valdes që në Tëitter ka publikuar një fotografi me ndeshjet ku ai ka luajtur për ekipin e dytë të United dhe madje edhe një fotografi me bashklojtarët e ekipit të United U-21.

“Respect?”, ka shkruar Valdes bashkë me foton e publikuar.

Ndryshe Valdes raportohet se ka një marrëveshje me Valencian dhe pas këtyre problemeve është drejt largimit nga United. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...