Vala sqaron ndërprerjet e shpeshta të internetit gjatë ditës së sotme

PUBLIKUAR

Kompania Vala e Telekomit të Kosovës, ka dhënë një sqarim për ndërprerjet e shpeshta në shërbimet e internetit të telefonisë mobile dhe fikse.

Sipas Fadil Lepaja nga Telekomi i Kosovës, problemet erdhën si pasojë e sulmeve kibernetike që kishin targetuar shërbimet e kompanisë gjatë ditës së sotme.

“Klientë të nderuar, ju kemi njoftuar se Telekomi i Kosovës sot është ballafaquar me sulme kibernetike. Edhe pse sulmet kanë vazhduar, Telekomi i Kosovës ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, ka thënë ai për Express.

Një gjë e tillë sot është konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...