Ditët e fundit në vend është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë.
E të enjten Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka lejuar vaksinimin edhe të fëmijëve nga mosha 5 vjeçare.
Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.
MSH ka dhënë edhe detajet për dozat e rekomanduara për moshat e lejuara që të vaksinohen.
Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë.
Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë;
Grupmosha 5-11 vjeç me dozën e pare dhe dozën e dytë.
Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi Infektolgu Valbon Krasniqi ka thënë vala e re e coronavirusit ka ardhur në Kosovë.
Drejtori i SHSKUK-së që është edhe infektolog me profesion, Valbon Krasniqi thotë se arma më e mirë për mbrojtje nga virusi mbetet vaksinimi.
“Vaksinimi mbetet arma më e fortë e parandalimit të infektimit nga COVD-19 dhe nën variantet e tij”, ka thënë infektologu Valbon Krasniqi.


