Vakia e Ramazanit 2025

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar vaktinë e Ramazanit për vitin 2025.

Muaji i madhërishëm i Ramazanit do të fillojë me 1 mars, ditë e shtunë, ndërsa përfundon me 29 mars, po ashtu ditë e shtunë.

Dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë më 30 mars, ditë e diel.

Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.

Është muaji i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, për ditë të bardha, të paqta. Është muaji i shenjtë që zbret engjëjt në Tokë për të përhapur mirësinë mes nesh.

Muaji i Ramazanit është gjithashtu një mundësi për të parë “bazat dhe themelet” e praktikës shpirtërore. Mbi të gjitha, është kohë e solidaritetit dhe e ndarjes.

Besimtarët gjatë këtij muaji abstenojnë nga ushqimi, pijet dhe kënaqësitë trupore nga agimi deri në muzg, me shpresën se kjo do të çojë në devotshmëri më të madhe./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...

Bedri Hamza futet në Qeveri, a do të pajtohen me Kurtin për mosshkuarje në zgjedhje?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është futur në objektin e Qeverisë. Ai...

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...