Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është futur në objektin e Qeverisë.
Ai pritet të takohet me kryeministrit Albin Kurti.
Tema kryesore që do të diskutohet është shtyrja përpara e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Po ashtu, temë tjetër është edhe çështja e presidentit.
Kujtojmë se kryeministri Kurti para disa ditësh tha se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare.
Ndryshe, moszgjedhja e presidentit të ri deri më 6 tetor e çon vendin në zgjedhje të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor. /Indeksonline/


