Vajza nga Prishtina Rebeka e cila ka qenë e diagnostifikuar me kancer, është shëruar sot.
“My baby is kancer free!!!!!!! Miq, Re Beka sot zyrtarisht është e shëruar.”, ka shkruar nëna e Rebekës Xheraldina Rexhepi në rrjetin social Facebook.
Rebeka 16 vjeçare ka qenë me këtë sëmundje dhe me terapi për 8 muaj.
Xheraldina falenderon edhe organet më të larta të Kosovës, duke ja u dedikuar këtë sukses të gjtihë atyre që kanë kontribuar në shërimin e vajzës së saj.
“E falënderoj Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, por mbi të gjitha përulem para kombit tim zemërgjerë i cili me mbështetje financiare e morale e bëri të mundur këtë mrekulli, sepse PO, mrekullitë ndodhin. Mjafton te besosh në to”, tha Xheraldina Rexhepi e cila është edhe një dizenjatore e botës kulturore shqiptare.
Ajo premton festë të madhe për të gjithë miqtë e Rebekës.
“Mos të mashtrohemi, kanceri nuk është lojë, ne së bashku e fituam betejën e madhe, po lufta vazhdon gjithmonë! Ne së shpejti vijmë në shtëpi. Na kanë mbet edhe disa intervenime të vogla. E atëherë do të festojmë së bashku. Do të bëjmë festën e munguar prej kohësh”, ka përfunduar zonja Rexhepi./LipjaniNews/.