Vajin e kanabisit prej sot mund ta merrni në barnatore nëpër gjithë Maqedoninë

PUBLIKUAR

Nga sot, në barnatoret e Maqedonisë mund të blihet vaji prej kanabisit, i cili jepet pa recetë, informon Ministria e Shëndetësisë.

Nga ministria thonë se kjo bëhet me qëllim që t’u dilet në ndihmë kërkesave të qytetarëve dhe publikut profesional, mendimet dhe sugjerimet e të cilëve kanë qenë që të ketë mundësi të lëshohet ky produkt në treg.

“Sipas përvojave ndërkombëtare, bëhet fjalë për vaj prej kanabisi i cili mund të ketë efekte pozitive kundër gjendjeve të stresit, ankthit, nervozës, depresionit, mund të përdoret kundër përzierjes në bark dhe vjelljes, ndihmon në mbajtjen e balancit të florës së zorrëve dhe në përgjithësi mund të ndihmojë në sistemin imunitar të njeriut. Mu për këtë, ky vaj ndodhet në shitje të lirë dhe mund ta blejë çdo njeri pa recetë të mjekut”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, transmetonPortalb.

Nga MSH-ja, shtojnë se është me rëndësi të dihet dhe të kihet parasysh se ky vaj nuk mund të jetë zëvendësim për terapinë e zakonshme, nëse për gjendje të caktuar medicinale, e njëjta është e rekomanduara nga ana e mjekut./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...

Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet pak çmimi i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e...

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet...