UT-së i kthehet fakulteti i shkencave të zbatuar

PUBLIKUAR

Qeveria ka anuluar vendimin e marrë vitin e kaluar për mbylljen e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të UT-së dhe transferimin e tij për në Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup, mëson Alsat-M.

Me këtë vendim, i cili pritet që nesër të vendoset për miratim edhe para deputetëve, Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i kthehet UT-së me të 7-ta drejtimet që gravitojnë në kuadër të tij; mekatronika, inxhinieria ekonomike, arkitektura, gjeodezia, komunikacioni dhe inxhinieria e ndërtimit.

Pas këtij vendimi pritet që të bien poshtë edhe dy ankesat e dërguara në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të vitit të kaluar. Ankesat ishin bërë, njëra nga vetë universiteti i Tetovës dhe tjetra nga 2 profesorët Milaim Fejziu, që ishte edhe kryetari i parë i senatit dhe profesori Arsim Sinani.

Po ashtu, pritet të zgjidhet edhe çështja e rreth 700 studentëve të këtij fakulteti dhe rreth 30 profesorëve, fati i të cilëve deri më sot ishte pezull, sidomos edhe për shkak të zvarritjes së ndërtimit të Universiteti të ri “Nënë Tereza” në Shkup.

Ndërkaq, ALSAT mëson gjithashtu se qeveria ka marrë vendim shtesë edhe për Universitetin e ri “Dame Gruev” duke i shtuar atij 3 fakultete të reja; ekonomi, arkitekturë dhe ndërtimtari.

Të dyja këto vendime, pritet të jenë nesër për miratim në Parlament

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...