Ushtria jonë “pa emër”

PUBLIKUAR

Kosova po mbush tetë vjet shtet, por ende mbetet ligjërisht pa ushtri e që është njëra nga shtyllat bazë të pavarësisë. Por ndonëse jo me emër, Forca e Sigurisë së Kosovës vepron sikurse ushtritë e vendeve tjera.

Pjesëtarët e kësaj Force shkollohen dhe trajnohen sipas standardeve të Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s, ndërsa brenda kazermave të saj jeta rrjedh sikurse në ushtritë moderne të shteteve demokratike.

FSK-ja ndonëse me Kushtetutën e Kosovës nuk është ushtri, ajo tashmë ka plotësuar kriteret për të marrë një mision të ri sikur ushtritë e vendeve të tjera. Mirëpo, politika vazhdon ta vonojë procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të marrë përsipër misionin e ushtrisë së Kosovës tregon fakti i shkollimit dhe i trajnimit që bëhet në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Ekipi i “Zërit” ishte në Qendrën e Stërvitjes Kolektive në KDS, në Ferizaj, për të parë nga afër se si përgatiten kuadrot e reja ushtarake sipas doktrinave të NATO-s nga niveli i togut e më lartë.

Kapiten Avni Bunjaku tregon se Qendra e Stërvitjes Kolektive ka për mision vazhdimin e kontrollit dhe vlerësimin e trajnimeve kolektive që realizohen në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës./Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...