Ushtari hodhi vetën në erë për të ndaluar përparimin e ushtrisë ruse, Latifi: Oso Kuka i Ukrainës

PUBLIKUAR

Emrin e Vitaly Skakun sot e mësoi e gjithë bota. Inxhinieri në ushtrinë ukrainase hodhi vetën në erë në një urë për të ngadalësuar përparimin e ushtrisë ruse.

Heroizmi i Skakun u duartrokit anë e mbanë botës demokratike.

Në Kosovë, profesori universitar Blerim Latifi, e ka krahasuar ukrainasin me Oso Kukën.

“”Oso Kuka” i Ukrainës. Për ta ndaluar avancimin e tankeve ruse i riu Vitaly Skakun qenka martirizu duke hedhur veten në erë bashkë urën nga do të kalonin ato.”, shkroi Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

“Veç dashuria e pakusht për lirinë e atdheut, mundëson heroizma të tillë”, shtoi ai.

Shqiptari Oso Kuka i rrethuar nga malazezët në Vraninë kishte hedhur vetën në erë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...