Ushtarët zviceranë, të droguar ruajnë burrështetasit në Davos

PUBLIKUAR

Ushtarët të cilët ishin angazhuar në qytetin zviceran Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror, janë dërguar në shtëpi pasi kishin përdorur kanabis dhe kokainë, ka bërë të ditur sot ushtria zvicerane.

Gjatë një interviste dhënë BBC, zëdhënësi i ushtrisë zvicerane Stefan Hofer, i ka bërë thirrje policisë ushtarake që të hetojë një njësi për të cilën dyshohet se kanë përdorur drogë, transmeton Telegrafi.

Sipas analizave të kryera, 12 ushtarë kishin përdorur kanabis, kurse pesë tjerë kokainë.

Ushtria zvicerane kishte angazhuar 4.500 trupa në Forumin Ekonomik Botëror, nga frika se mund të ndodhë ndonjë sulm i ngjashëm me atë të Parisit.

Hofer është zotuar se ata ushtarë të cilët dyshohen se kanë përdorur kokainë, janë dërguar në shtëpi dhe do të përballen me masa të rrepta disiplinore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...