“Usain Bolti s’do të bëhet kurrë futbollist”

PUBLIKUAR

Pasi i fitoi plot tetë medalje të arta olimpike në garat e shpejtësisë, atleti Usain Bolt javën e kaluar debutoi në sportin e futbollit, me synimin që të bëhet futbollist profesionist.

Xhamajkani ka nisur karrierën në Australi me skuadrën e Central Coast Mariners, me të cilën shënoi edhe dy gola në miqësoren e fundit.

Gjithsesi, ka nga ata që e mendojnë se Bolti e ka të kotë, pasi kurrë nuk do të mund të bëhet futbollist profesionist.

Njëri prej tyre është edhe Marcus Babbel, ish-futbollist i Bayern Munchen dhe Liverpool, aktualisht trajner i skuadrës australiane Western Sydney Wanderers.

“E kam parë të luajë dhe me gjithë respektin, mund të them se as pas 100 vitesh stërvitje, nuk do të bëhet futbollist profesionist”, deklaroi Babbel./TCH/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...