USAID nga departamenti amerikan : Asambleistja Linda Shahini nje ndër femrat më të suksesshme në Kosovë

PUBLIKUAR

USAID nga departamenti amerikan vlerësonë asambleisten Linda Shahin si një ndër femrat  më të suksesshme në Kosove, shkruan Botapress.

Në faqen kryesore të USAID-it tregohet për punën e palodhshme që Linda Shahini si një nga deputetët më të reja të Kuvendit Komunal në Lipjan, ka bërë për të ndihmuar qytetarët e kësaj Komune dhe Kosovës në përgjithësi. Në veqanti flitet për iniciativat që asambleistja Linda Shahini ka realizuar me sukses, siç janë ajo për Nënat vetëushyese si dhe ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç. Me iniciativë të Linda Shahinit, të gjitha Nënat vetëushyese në Komunën e Lipjanit u liruan nga pagesa për fëmijet që dergojnë në çerdhe publike. Linda Shahini gjithashtu është pjesë e iniciativës “Rritushnetshëm” që ka për qëllim ndalimin e shitjes së pijeve energjike për personat nën 18 vjeç.

Asambleistja Linda Shahini ka qenë pjesëmarrëse në javen e Gruas 2015 si dhe në Shkollën për Media të Reja 2015-2016. Këto ngjarje organizohen nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) dhe mbeshtetën nga USAID.

Me këtë rast, edhe Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar Shahinin duke thënë se është kënaqësi kur sheh gjenerata të reja me përkushtim marrin përgjegjësi në proceset e vendimmarrjes.

“Jam i nderuar që në gjithë angazhimin tim Linda dhe shume të rinj e të reja po kontribojn në zhvillimin e demokracisë dhe mirqenien e qytetarëve lipjanas.
Në faqen kryesore të USAID-it tregohet për punën e palodhshme që Linda Shahini si një nga deputetët më të reja të Kuvendit Komunal në Lipjan, ka bërë për të ndihmuar qytetarët e kësaj Komune dhe Kosovës në përgjithësi.
Mirënjohje per Linden.
Jo rastësisht USAID e vlerëson lartë kontributin e asamblistes Linda Shahini”, ka shkruar Ahmeti/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...