US Open: Nadali mposht Cilicin dhe kalon në çerekfinale

PUBLIKUAR

Tenisti spanjoll Rafael Nadal e kaloi me sukses sfidën që e kishte para vetes në 1/8 e finales së US Open, duke e mposhtur kampionin e vitit 2014, Marin Cilic, përmes fitores në katër sete që ia siguroi një vend në çerekfinale.

Rafael Nadal, 33-vjeçar, u tregua shumë i fortë për tenistin kroat në Nju Jork, duke siguruar kështu fitore 6-3 3-6 6-1 6-2, transmeton Gazeta Express.

Cilici shfaqi formë të mirë në setin e dytë, kur edhe e barazoi rezultatin kundër Nadalit. Megjithatë, ai nuk arriti ta përsërisë këtë formë edhe në dy setet vijuese.

Nadal, 18-herë kampion i Grand Slams, do të luajë me argjentinasin Diego Schwartzman në fazën çerekfinale.

“Për disa momente në setin e dytë, unë e kuptova se ai po fitonte shumë pikë, se po më shtynte prapa dhe se po luante më me agresivitet se unë dhe e godiste topin me shumë fuqi”, u shpreh Nadali.

“Pas setit të dytë, unë i thashë vetes se duhet të ndryshoj diçka ose loja do të ishte në duart e tij. Fillova duke ia kthyer shërbimin e dytë brenda fushës dhe kjo e krijoi një perspektivë pak më ndryshe”.

Pasi kampioni i vitit 2018, Novak Djokovic, u detyrua të largohet nga gara për shkak të një lëndimi, në ndeshjen kundër Stan Wawrinkas të dielën, Nadali konsiderohet favorit, bashkë me zviceranin Roger Federer, për këtë titull.

Federeri do të luajë në çerekfinale kundër bullgarit Grigor Dimitrov të mërkurën, rreth orës 03:00 të natës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...