Tenistët zviceranë Roger Federer, numri 2 në botë dhe Stanislas Wawrnika, numri 4 në botë, do të përballen mes tyre nesër në gjysmëfinalet e grand slemit të US Open për meshkuj.
Ata kanë fituar sot në sfidat e fundit çerekfinale, duke u përballur sërish mes tyre, në një sfidë mes miqsh e rivalësh, transmeton Telegrafi.
Federer fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-3, 6-1) ndaj francezit Richard Gasquet, duke patur epërsi në të trija setet. Një lojë e mirë e zviceranit, që e dominoi lojën dhe tregoi klas në fushë.
Me lehtësi fiton edhe Wawrinka, që mposhti 3-0 afrikano-jugorin Kevin Anderson (6-4, 6-4, 6-0). Një ndeshje ka shumë histori, ku Anderson nuk pati forcën e duhur të ndalë zviceranin. /Telegrafi/


