Urimi i Rita Orës: Fat Anglisë dhe Kosovës, dy shtëpitë e mia

PUBLIKUAR

Kosova dhe Anglia zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndërsa të gjithë shqiptarët janë sensibilizuar nga atmosfera e jashtëzakonshme që është krijuar në Kosovë.

Ndërkohë që mikpritja që iu është bërë anglezëve ka lënë mbresa të mëdha dhe të gjitha mediat ndërkombëtare po raportojnë për atë që po ndodh në vendin tonë.

Nga ana tjetër, këngëtarja nga Kosova e cila jeton në Angli, nuk ka mundur të mos përfshihet në këtë ngjarje të madhe mes dy vendeve.

Shqiptarja me famë botërore ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i uruar të dyja përfaqësueset.

“Fat Anglisë dhe Kosovës sot, dy shtëpitë e mia”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në InstaStory. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...

Lajm i ëmbël, Xhuli bëhet nënë për herë të parë

sh-banorja e “BBVK1” Juliana Nura është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjell...