Urimi i Haradinajt për 2016: Më shumë begati, shëndet e mirëqenie për shqiptarët kudo që janë!

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se viti që po e lëmë pas, ishte vit sfidues për Kosovën.

Sipas tij, viti 2015 ishte vit që e rëndoi edhe më shumë jetën e qytetarit, nga një situatë dramatike dhe me regres ekonomik – ishte një vit i rëndë dhe pa përmbajtjen e duhur.

Haradinaj, në urimin e tij për Vitin e Ri, ka thënë se si në vitin që shkoi, edhe në këtë që po vjen, duhet të përballemi me rrezikun e madh të keqqeverisjes dhe me korrupsionin galopant që e ka përfshi vendin.

“Unë besoj se bashkërisht do ta marrim drejtimin e duhur si Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu ka shtuar se viti 2016 do të jetë vit i vendimeve jo të lehta dhe i kthesës për Kosovën.

“Vit në të cilin qytetarët do të vendosin për ta ndryshuar këtë gjendje të rëndë që e ka shkaktuar qeverisja e papërgjegjshme. Besoj dhe jam i bindur se Kosova ka njerëz të cilët mund ta ndryshojnë këtë gjendje të keqe”.

“Me shpresë se do të jemi bashkë në këtë kauzë për vendin, më lejoni që në emër të AAK-së, familjes sime dhe në emrin tim, të gjithë juve dhe familjeve tuaja, t’iu uroj çdo të mire në Vitin e Ri 2016-të!
Më shumë begati, shëndet e mirëqenie për shqiptarët kudo që janë!” /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...