Uran Ismaili pajtohet me Bedri Hamzën: PDK duhet të ndryshojë

PUBLIKUAR

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet të ndryshojë duke u hapur për më shumë njerëz e më shumë aktivitete.

Ai ka thënë se pajtohet me këtë vlerësim të zyrtarit tjetër të partisë, Bedri Hamza, i cili tha të njëjtën gjë në Pressing ditë më parë.

“PDK duhet me ndryshu. E pate edhe Bedriun këtu, edhe PDK duhet me u hapë me ndryshu. Ashtu duhet siç po thotë Bedriu, siç po thotë Vlora, siç po thotë Memli”, ka thënë ai.

Sipas Ismailit, është kërkesë e aktivistëve të vjetër të partisë, hapja e PDK-së.

“Duhet të hapemi sepse po kërkon ai që ka bërë aktivitet qe 15 vite. Po do të ketë përfaqësim dinjitoz. Kjo nuk bëhet duke pasur privilegj mbi pozitat tua, qoftë në të tashmën, qoftë në të kaluarën”, ka thënë ai.

Ismaili ka thënë se nuk i frikohet pushtetit të Kurtit.

“Fare nuk i tutem, as unë as asnjëri prej nesh”, ka thënë ai, teksa ka cituar një fjali që sipas tij, është thënë nga shkencëtari i njohur botëror, Isaac Newton, duke aluduar te dy liderët historikë të partisë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Thotë Isaac Newton se shoh larg, sepse qëndroj në shpatullat e gjigantëve. Kam qëndruar në shpatullat e gjigantëve, njerëz të luftës”, ka deklaruar ai.

Disa herë gjatë emisionit, Ismaili ka folur edhe për privilegjet në parti.

“Kushdo që mendon se PDK duke i rujtë privilegjet kthehet në një platformë për qytetarët, e ka gabim”, ka theksuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...