UNMIK-u zgjerohet, investon edhe në zyra të reja!

PUBLIKUAR

Në vazhdën e diskutimeve që po bëhen në media rreth asaj se Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) do t’i rikthejë përsëri kompetencat ekzekutive në fushën e sundimit të ligjit, Telegrafi mëson se ky mision po e ndryshon edhe vendndodhjen e zyrave të tyre.

Një burim brenda UNMIK-ut i ka thënë Telegrafit se tashmë është ndryshuar objekti në të cilin ka qenë i vendosur ky mision, duke shtuar se “krejt ky ndryshim ka ndodhur për shkaqe të nevojave të stafit”.

“Stafi i UNMIK-ut nuk rritet, këto objekt e kemi marrë për t’i plotësuar nevojat që i kemi pasur. I vetmi shkak është ai. Nuk ka ndonjë arsye tjetër”, ka theksuar ky burim.

Sipas po këtij burimi, misioni i UNMIK-ut do të vendoset në objektin e kompanisë “BUQAJ” në Fushë Kosovë.

Ndërsa, i pyetur rreth paralajmërimeve se në qershor të këtij vitit, EULEX-i pritet t’i rikthejë kompetencat në fushën e sundimit të ligjit të UNMIKU, ky burim ka theksuar “se më shumë kemi një rikonfigurim global në të gjitha misionet – është vendosur nga New York. Kemi të bëjmë më një rikonfigurim, por ky është një rikonfigurim i brendshëm”.

Ndryshe, një ditë më parë burime diplomatike në New York, kanë bërë të ditur për RTV Dukagjinin se në komitetet funksionale të Asamblesë së Përgjithshme po miratohet plani për riorganizimin e UNMIK-ut.

Ky riorganizim përfshin kthimin e kompetencave që nga UNMIK-u i janë bartur EULEX-it, në kohën kur misioni evropian që vendosur në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Kësisoj, plani që tashmë ka kaluar disa komitete dhe pritet që në prill ose maj të kaloj edhe atë për buxhet, do të mundësoj që prej qershorit të këtij viti UNMIK-i të krijoj Departamentin për Sundimin e Ligjit dhe Shërbime Korrektuese.

Të njëjtat burime kanë shpjeguar se kjo nënkupton heqje të kompetencave për sundimin e ligjit nga EULEX-i por jo domosdoshmërish shuarjen e këtij misioni evropian pasi që në procesin e rikonstruktimit ai mund të bartë mandatin për këshillim dhe mentorim të institucioneve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës gjegjësisht kryeministri Isa Mustafa, ministri i jashtëm Hashim Thaçi, ai i punëve të brendshme Skënder Hyseni dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi janë në njohuri të këtij zhvillimi në OKB por ende nuk kanë pasur asnjë qëndrim publik.

Derisa institucionet e Kosovës heshtin, misioni i UNMIK-ut në Kosovë, javë më parë ka marrë hapësira të reja për vendosjen e stafit.

Rifuqizimi i UNMIK-ut do të nënkuptonte zbehje të dukshme të shtetësisë së Kosovës dhe krijimin e një rendi të ri juridik në vend. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...