Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren fillon vitin akademik me një fakultet të ri

PUBLIKUAR

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren i është shtuar edhe një fakultet i ri. Sipas njoftimit të këtij Universiteti, bëhet e ditur se nga sot është hapur Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

 

Komunikata e plotë:

Për Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, fillimi i vitit akademik 2016/2017 është vit i veçantë ngase nisë punën Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, një fakultet i ri i cili ka qenë në vizionin e Rektorit aktual të UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj. Rektori Vataj i shoqëruar me bashkëpunëtor, mori pjesë në ceremoninë e pritjes së studentëve të rinj në këtë fakultet ku theksoi se si rektor e ka marr iniciativën për themelimin e këtij fakulteti për të ofruar mundësi studimi në fusha që ka interes vendi dhe ku studentët pas përfundimit të studimeve mund të inkuadrohen më lehtë në tregun e punës.

Ndërkaq, Rektori Vataj, të gjithë studentëve dhe stafit të UPZ, ua uroi fillimin e vitit të ri akademik 2016/2017.

“Në këtë ditë të veçantë posaçërisht uroj studentët e rijnë që për herë të parë i  bashkohen botës akademike. Ju inkurajoj që të përkushtoheni në mësime që në fillim të studimeve dhe kam besim të plotë se do të tregoni suksese dhe do të formoheni si kuadro që do t’i shërbeni vendit dhe familjes tuaj. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, studentët e rinj sivjet i pret me kushte më të mira në të gjitha aspektet si parakusht për zhvillimin normal të procesit mësimor por edhe në ngritjen e cilësisë, për të cilën gjë jemi duke punuar në vazhdimësi.”, theksoi Rektori Vataj me këtë rast./Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...