Universiteti organizon garë për gjetjen e tri mënyrat sesi të përshkruhet Lionel Messi

PUBLIKUAR

23 Prilli është Dita e Shën Xhorxhit dhe është festë e madhe në Katalonjë, ku festohet pasioni për letërsi dhe si rrjedhojë një universitet ka vendosur ta organizojë një garë në lidhje me Lionel Messin.

Universiteti Ndërkombëtar i Katalonjës (UIC) me nismën e gazetarit Miguel Angel Violan, organizoi garën për tri mënyrat më të mira sesi ta përshkruajë superyllin e Barcelonës, Lonel Messin, transmeton Gazeta Express.

“E pashë këtë si një mënyrë të bukur për të lidhur diçka akademike me diçka të njohur si një futbollist i cili për shumë njerëz është më i mirë i të gjitha kohëve”, tha Violan.

“Disa persona mund të mendojnë se nuk ka mbiemra për ta përshkruar atë, prandaj me këtë garë deshëm ta shihnim sesa e vërtetë është kjo”, shtoi ai.

Këto janë tri mënyrat për ta përshkruar Messin, të cilat u futen në listën e ngushtë:

“Re-gol-ucionario”, një interpretim për fjalën “revolucionar”.

Fjala tjetër ishte “inadjetivable” apo në shqip diçka si “i papërshkrueshëm”.

Dhe mënyra e tretë, ishte termi “General de Gol”, që nënkupton Gjeneral i Golave. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...