Unitedi rikthen pozitën e tretë (Video)

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi ka arkëtuar pikë të plota përballë Sunderlandit (2-0) në ndeshjen e javës së 26-të të Ligës Premier.

Ishte një gjysmë e parë frustuese për Unitedin që ishte nervoz në mbrojtje dhe nuk kishte ide në sulm. Por gjërat ndryshuan në pjesën e dytë.

Një ndërhyrje të O’Sheas në Falcaon, arbitri e ndëshkoi me penalti. Por, me të kuq nuk u përjashtua shkaktari i penaltisë, porse Wes Brown.

Përgjegjësinë e ekzekutimit e mori Wayne Rooney, i cili u tregua i saktë (66’).

Në vazhdim, Djajtë e Kuq e patën më lehtë falë epërsisë numerike në fushë duke realizuar edhe golin e dytë sërish me anë të Wayne Rooneyt (85’).

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi kthehet në vend të tretë në tabelë, me dy pikë më shumë se Arsenali që këtë javë luan kundër Evertonit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...