Unitedi nuk i përkulet Chelseat

PUBLIKUAR

Unitedi nuk i përkulet Chelseat

Manchester Unitedi ka arritur që të shpëtojë me kokën lartë duke e barazuar rezultatin në minutat shtesë ndaj Chelseat. Dy gola janë shënuar në superduelin e javës së nëntë të Ligës Premier që u zhvillua në Old Trafford, nga një për secilin rival (1-1).

Në 45 minutat e para asnjëra nga skuadrat nuk arritën që të tundnin rrjetin e kundërshtarit.

Shanset më të mira gjatë fraksionit të parë i patën Van Persie dhe Drogba, por në të dy rastet portierët intervenuan për mrekulli.

Një goditje të rrezikshme gjatë pjesës së parë e lansoi edhe Adnan Januzaj.

Të zgjedhurit e Jose Mourinhos e filluan furishëm sfidën në gjysmën e dytë dhe shumë shpejt arritën te goli i epërsisë.

Hazard dështoi të shënonte përballë De Geas, por nga goditja pasuese nga këndi, erdhi goli. Cesc Fabregas harkoi për mrekulli, ndërsa veterani Didier Drogba shënoi me kokë (53’).

Vendasit nuk u dorëzuan deri në fund të takimit dhe kur pritej që Blutë ta fitonin ndeshjen, ata barazuan.

Pas harkimit të Di Marias, Courtois mbrojti goditjen e Fellainit, por aty ishte Robin Van Persie për ta barazuar rezultatin (90’+5).

Chelsea numëron 23 pikë në krye të tabelës, derisa Manchester Unitedi gjendet në vend të tetë me dhjetë pikë më pak. /Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...