Unitedi në çerekfinale, cakton duel me West Hamin (Video)

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës FA, pas fitores prej 3-0 si mysafir i Shrewsbury Town.

Në takimin e zhvilluar në Greenhous Meadow, Djajtë e Kuq e patën të lehtë ta mposhtnin skuadrën që bën gara në League One.

Rezistenca e nikoqirëve mori fund në minutën e 35-të, kur Chris Smalling e zhbllokoi rezultatin.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Juan Mata ishte fantastik me një goditje nga gjuajtja e lirë (45’+2).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Jesse Lingard, pas harkimit të Ander Herreras (61’).

Në çerekfinale, Manchester Unitedi do të luajë kundër West Ham Unitedit në ndeshjen që do të zhvillohet më 12 mars. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...