Lufta për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Caglairit, Nicolo Barella po bëhet më e fortë, pasi për të në garë janë Liverpooli, Juventusi, Milani, Interi, Roma dhe së fundmi Manchester Unitedi.
21-vjeçari ka filluar mbar këtë stinor në Serie A, dhe po ashtu ka marrë ftesën për herë të parë në Kombëtaren e Italisë, transmeton Gazeta Express.
Ai e ka shënuar një gol në gjashtë ndeshje të këtij stinori, por përveç kësaj, ai ka bërë ndërhyrje vendimtare, duke e ndihmuar skuadrën e tij.
I pyetur së kë preferon më shumë, Premierligën apo Serie A-në, ai është përgjigjur kështu:
“Do e zgjedhja Premierligën, sepse më pëlqen mënyra se si zhvillohet loja atje”.
“Ëndrra ime është ta kem një shtëpi të mirë me kopsht dhe pishinë dhe të takohem me Lebron Jamesin”. /Gazeta Express/


