Unitedi dhe City në garë për mesfushorin e Wolves

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Wolverhamoptonit, Ruben Neves, për të cilin interesohet edhe Manchester City.

City dëshiron që ta blejë një mesfushorë në janar pasi dështoi që ta transferojë Jorginhon, i cili në momentet e fundit vendosi që të shkojë në Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa Manchester Unitedi do të tentojë që ta mposhtë Cityn për Nevesin, për shkak se Jose Mourinho e pëlqen shumë lojtarin.

21-vjeçari portugez është pjesë e Wolves tash e dy vite, në stinorin e kaluar ai bëri 42 paraqitje dhe shënoi 6 gola në ligën e dytë të Anglisë, Championship. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...