Unitedi bindës ndaj ekipit të Shaqirit (Video)

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi ka shënuar fitore bindëse prej 3-0 kundër Stoke Cityt në Old Trafford.

Djajtë e Kuq ishin më të mirë se kundërshtari që nga fillimi i ndeshjes dhe brenda 45 minutave të para realizuan dy herë.

Rezultati u zhbllokua nga Jesse Lingard, i cili priti një harkim nga e majta për të shënuar në minutën e 14-të.

Pas një kundërsulmi të udhëhequr nga Rooney, Anthony Martial e dyfishoi epërsinë (23’).

Goli i tretë u realizua në pjesën e dytë, ndërsa golashënues ishte Wayne Rooney (53’).

Manchester Unitedi është i pesti në tabelë me 40 pikë, dhjetë më pak se lideri Leicester City.

Stoke City numëron 33 pikë dhe mban vendin e nëntë në tabelë. Xherdan Shaqiri nuk u aktivizua në këtë lojë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...