United shumë larg titullit – thotë Ferdinand

PUBLIKUAR

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, thotë se Djajtë e Kuq nuk mund të jenë në garën për titull këtë sezon.

United e mposhti Liverpoolin duke nxitur një valë reagimesh tek fansat dhe tek analistët se Djajtë e Kuq mund të luftojnë për titull, por vet ish-lojtari, Ferdinand, nuk e beson një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

“Ata do të përfundojnë në top katërsh. Por, nuk mendoj se do ta fitojnë titullin”.

“Filozofia është komplet ndryshe nga sa ka qenë më parë. Filozofia për momentin duket: ne do të mbajmë topin më shumë se ata, dhe nuk do të keni posedim. Duke ju bërë të vuani për posedim është metoda jonë e parë e mbrojtjes”.

“Vet tifozët e Unitedit tash duhet të ri-edukohen për të shikuar Unitedin. Ata nuk presin futboll të shpejtë, të fortë, agresiv dhe shumë sulmues. Eshtë më metodik tash futbolli, presim gjatë për një rast. United i bën ekipet tjera të vuajë”.

“Van Gaal është i madh, ka mjaft esperiencë dhe ai e di se nuk do të kënaqë të gjithë”, potencoi Ferdinand. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...